Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është therur në Prizren të premten. Sipas njoftimit, ai është dërguar në QKUK, e i dyshuari është arrestuar.
Rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes të dy personave.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.