Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të premten ka arrestuar një person që dyshohet se ka qenë i përfshirë në një vjedhje të rëndë në një pompë derivatesh në Obiliq.
Sipas policisë rasti ka ndodhur më 28 nëntor teksa edhe një i dyshuar tjetër është në kërkim, njofton Dukagjini.
“Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar. Prej të cilëve njëri është arrestuar. Ndaj personit të arrestuar, për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka qenë i përfshirë në rastin e vjedhjes së rëndë, janë kryer veprimet e nevojshme procedurale, konform rekomandimeve të prokurorit të shteti. Ndërkohë që personi i dytë i dyshuar po për të njëjtin rast, është në kërkim nga ana e policisë”, thuhet në njoftimin policor.
