Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e 56-vjeçarit në Mitrovicën e Jugut

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e një personi në Mitrovicën e Jugut, rasti është rikualifikuar nga "vdekje e dyshimtë" në "vrasje e rëndë"

Foto ilustruese

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person, i cili dyshohet për vrasjen e një personi tjetër në komunën e Mitrovicës së Jugut.

Fillimisht, vdekja e viktimës me inicialet S.M ishte cilësuar si vdekje e dyshimtë, por pas autopsisë provat kanë treguar se ai ishte vrarë.

I dyshuari për vrasjen e tij me inicialet Xh. N, sipas Policisë, është 43-vjeçar, shtetas i Kosovës.

Rasti nga “vdekje e dyshimtë” është rikualifikuar në “vrasje e rëndë”

“Më 12.08.2023 rreth orës 17:15 është raportuar se në rrugën e UÇK -së në Mitrovicën e Jugut, një person është gjetur një person pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është identifikuar se peroni i pajetë është viktima S. M., 56-vjeçar. Fillimisht rasti është kualifikuar si vdekje e dyshimtë, prokuroi i rastit ka urdhëruar që trupit të viktimës t’i bëhet autopsia në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)

“Si rrjedhojë e hetimeve intensive nga ana e hetuesve të Sektorit Rajonal, me datën 13 gusht 2023, mbi dyshime të bazuara për përfshirje në rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar Xh. N., 43-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Lidhur me rasti në cilësi të provës materiale është konfiskuar vetura e viktimës, e cila është gjetur në posedim te i dyshuari”, thuhet në njoftim.

I dyshuari me vendimit të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika