Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në koordinim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka arrestuar një mjek në Vushtrri me inicialet A.V., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
Sipas njoftimit, arrestimi është bërë pas hetimeve disa mujore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore.
Mjeku dyshohet se në këmbim të mjeteve monetare ka lëshuar vërtetime të ndryshme mjekësore për qytetarët.
Me vendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.