Shtëpia botuese “Dukagjini” me rreth 50 tituj të rinj dhe ekskluzivë për Panairin e Librit në Tiranë

Edicionin e 28-të të Panairit të Librit në Tiranë, shtëpia botuese “Dukagjini” po e shndërron në një festë të madhe me shumë botime të reja, promovime librash, takime me autorë, zbritje, e shumë befasi të tjera për lexuesit.

Panairet mundësojnë takime me lexuesit, nga të cilët ekipi i shtëpisë botuese “Dukagjini” merr sugjerime e diskutojnë gjerë e gjatë për botimet.

Edhe kësaj radhe, Panairi i Librit në Tiranë e gjen Dukagjinin me rreth 50 botime të reja, të cilat janë punuar si përherë, me shumë dashuri e përkushtim për cilësinë.

Kolana Anima hap një cikël të ri botimesh me tri vepra të jashtëzakonshme nga Andrei Platonovi, Émile Zola dhe Hermann Broch-u.

Dy projekte të veçanta të Dukagjinit, seria e nobelistit Hermann Hesse dhe kolana Effugium, janë përmbyllur me botimet e fundit, ndërsa kolana Magnum Opus është pasuruar me kryeveprën e George Orwell-it, “1984”. Po kështu, me tituj të rëndësishëm janë pasuruar edhe kolanat Fryma dhe Klasikë, me botime mbi letërsinë, filozofinë e artin në përgjithësi, duke sjellë autorë si Platoni, Katuli e deri te Davis-i, Floridi e Giddens-i. Për lexuesin e librave më të fundit nga fusha të ndryshme, Dukagjini ka përgatitur 5 botime të reja që botohen nga imprinti LEKË, nga autorët më të kërkuar.

E për më të vegjlit, Zhyl Verni dhe Vehbi Kikaj i shtohen serisë së lektyrave shkollore, ndërsa Gianni Rodari rikthehet me tre libra të dashur e të lexuar nga gjithë fëmijët e botës, “Gondola fantazmë”, “Plot përralla për të luajtur” dhe “Njëzet rrëfenja, plus një”.

Dukagjini ju pret nga 12 deri më 16 nëntor, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, me zbritje, surpriza dhe shumë libra që presin të lexohen.

 

Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika