Arrestohet një nxënës pasi iu gjet boks hekuri dhe thikë në çantën e shkollës në Suharekë

Një nxënës është arrestuar të hënën në Suharekë, pasi në çantën e tij të shkollës stafi arsimor ka gjetur një thikë me teh dhe një boks hekuri

Një nxënës është arrestuar të hënën në Suharekë, pasi në çantën e tij të shkollës stafi arsimor ka gjetur një thikë me teh dhe një boks hekuri.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Policia njofton se rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”.

“Me datën 04.12.2023, Stacioni Policor Suharekë nga stafi arsimor i një shkolle në Suharekë ka pranuar informacion se në çantën e një nxënësi të shkollës janë gjetur një (1) boks hekuri dhe një (1) thikë me teh rreth shtatë (7) cm”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje, bëhet e ditur se zyrtarët policorë menjëherë i janë përgjigjur rastit duke i konfiskuar mjetet e lartshënuara.

“Është arrestuar i dyshuari i mitur, i cili pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore me urdhër të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet nga hetues policorë të Stacionit Policor Suharekë”.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika