Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në aeroportin “Adem Jashari”, i cili kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘‘Blerja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”,  me dënim burgimi prej 3 vjet e 6 muaj

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në aeroportin “Adem Jashari”, i cili kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘‘Blerja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”  me dënim burgimi prej 3 vjet e 6 muaj.

Policia e Kosovës bëri të ditur se i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Me datën 15.04.2024 rreth orës 14:00 policët kufitarë në aeroportin ndërkombëtar ” Adem Jashari”  kanë ndaluar personin e kërkuar P.H ( M/K) i moshës 34 vjeçar, i cili më pas është arrestuar nga policët e stacionit në Ferizaj. Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘‘ Blerja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve ”  me dënim burgimi prej 3 vite e 6 muaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika