Arrestohet një person në Ferizaj, kishte urdhërarrest nga INTERPOL-i

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj, ndaj të cilit kishte urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj, për të cilin kishte urdhërarrest ndërkombëtar.

Sipas një komunikate për media nga Policia e Kosovës thuhet se ai ka qenë në kërkim për veprën penale “trafikim më narkotikë”.

“Policia e Kosovës, konkretisht njësiti ILECU-FAST KOSOVA, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, ka arritur të arrestoj një person me urdhërarrest ndërkombëtar. Më datë 29.04.2024 në qytetin e Ferizajt, ky njësit në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë për Narkotik dhe Njësinë për Reagim të Shpejtë-Ferizaj pas një pune intensive në terren, ka arritur të lokalizoj dhe arrestoj një shtetas nga Maqedonia e Veriut  me inicialet A.H., (viti i lindjes 1983) i shpallur në kërkim ndërkombëtar të INTERPOL-it për veprën penale “trafikim me narkotikë’”, thuhet në njoftim.

Në njoftim theksohet se me urdhër të prokurorit kompetent, ndaj të arrestuarit thuhet se do të aplikohen procedurat e parapara për këto raste, deri në ekstradimin e tij.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika