Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, dyshohet për ngacmim seksual

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se një person është arrestuar në komunën e Fushë Kosovës, nën dyshimet për ngacmim seksual ndaj një vazje

Fushë Kosova, foto: Kallxo.com

Një person është arrestuar në komunën e Fushë-Kosovës, nën dyshimet për ngacmim seksual ndaj një vajze.

Policia e Kosovës njoftoi se gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur edhe një sasi e marihuanës, për të cilin, është hapur rast i veçantë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 10.99 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, për çka është hapur rast i veçantë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika