Një person është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në disa raste të vjedhjes, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, arrestimi është kryer në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, pas një pune hetimore të zhvilluar nga njësitet kompetente.
“Pas një pune hetimore është arrestuar i dyshuari kosovar i cili dyshohet se kishte qenë i përfshirë në disa raste të vjedhjeve. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.