Arrestohet një person në Lipjan, rrahu dy vajzat e tij të mitura

Sipas raportit të përditshëm të policisë, dy vajzat e mitura janë intervistuar në prezencë të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale (QPS) ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje

Policia e Kosovës (ilustrim)

Një burrë është arrestuar në Lipjan, nën dyshimin se ka rrahur dy vajzat e tij të mitura.

Sipas raportit të përditshëm të policisë, dy vajzat e mitura janë intervistuar në prezencë të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale (QPS), ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte rrahur dy vajzat e tij të mitura. Viktimat janë intervistuar në prezencë të punëtorit të QPS-së, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika