Arrestohet një person në Prishtinë, i konfiskohet sasi e madhe narkotikësh në banesën e tij

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Kjo pasi në vazhdën e hetimeve për narkotikë Policia ka bastisur banesën e një të dyshuari në një lagje të Prishtinës dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar si prova materiale një sasi e madhe e substancave narkotike.

“37 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë me peshë 3 kg, një kavanoz i mbushur me substancë dyshohet me marihuanë me peshë 1 kg e 493.6 gr, një qese me substancë që dyshohet të jetë e llojit kokainë me peshë 10.5 gr, 8 qese dhe një kavanoz me kërpudha, dyshohet të jenë narkotikë me peshë 1 kg e 235 gr,  2 qese të mbushura me substancë, dyshohet të jetë heroinë me peshë 755.3 gr dhe një sasi pilula, dyshohet të jenë ekstazi me peshë 755.3 gr. dhe dëshmi tjera relevante për rastin”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se rasti është në trajtim nga policia.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika