Arrestohet një person në Vërmicë, iu gjetën mbi 570 fishekë të armës AK-47

Oficerët doganorë të Kosovës kanë konfiskuar 577 fishekë në pikën kufitare në Vërmicë nga një automjet që vinte nga Shqipëria

Municioni i konfiskuar

577 fishekë janë konfiskuar në pikën kufitare në Vërmicë nga oficerët doganorë të Kosovës.

Sipas njoftimit, një automjet që vinte nga Shqipëria kishte tentuar t’i shmangte kontrollet doganore, derisa pasi ishte ndaluar nga oficerët e doganës, në automjet ishin gjetur 577 fishekë për armën tip AK – 47.

Shoferi i mjetit fillimisht kishte deklaruar se në automjetin e tij nuk ka asgjë të paligjshme.

“Sot, rreth orës 11:00 në pikën kufitare të Vërmicës, oficerët doganorë kanë vënë re një automjet (që vinte nga Republika e Shqipërisë) dhe që po përpiqej të shmangte kontrollet. Qëllimi i shoferit ishte evident, pra shmangja e kontrolleve të dokumentacionit dhe fizike të kryera nga autoritetet doganore. Pas ndalimit të automjetit, u dha urdhër për të kryer një kontroll në vijën e dytë të kontrollit doganor. Përpara oficerëve drejtuesi i automjetit ka deklaruar se nuk kishte asgjë në mjetin e tij. Megjithatë, pas një kontrolli të kujdesshëm të automjetit, së bashku me ndihmën e zyrtarëve të policisë që ishin të pranishëm gjatë këtij kontrolli, u zbulua mallrat e ndaluara që ishin fshehur me kujdes në pjesën e pasme të mjetit pranë këmbëve të pasagjerit. Konkretisht, u gjetën 577 copë fishekë për armën tip AK-47”, thuhet në njoftim.

Pas zbulimit të sasisë së municionit, automjeti u dërgua për skanim të thelluar në doganën e Shqipërisë.

“Për të siguruar një kontroll më të hollësishëm, u përdor edhe fibroskopi, por nuk u gjet asgjë tjetër të dyshimtë. Municioni i zbuluar është konfiskuar dhe së bashku me rastin i është transferuar Policisë së Kosovës për hetime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika