Arrestohet një person nën dyshimin se iu aprovua kredia mbi 71 mijë euro me dokumente të falsifikuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi dyshohet se ka aplikuar për kredi-lizing në një bankë me dokumente të falsifikuara, i cili ka arritur të marrë aprovimin për kredi në shumën prej 71,250 eurosh

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi dyshohet se ka aplikuar për kredi-lizing në një bankë me dokumente të falsifikuara.

Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari është arrestuar sot, pasi hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike kanë trajtuar një informatë lidhur me një person i cili dyshohet të ketë aplikuar për kredi-lizing në një bankë me dokumente të falsifikuara dhe se gjatë veprimeve hetimore, janë siguruar dëshmi se i dyshuari Sh.Sh., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar), gjatë procedurave të kredimarrjes, ka paraqitur dokumente si: letërnjoftimin, patentë-shoferin, gjendjen e llogarisë bankare, kontratën e punës dhe kontratën e qirasë, të cilat dokumente është vërtetuar se janë të falsifikuara.

Tutje, thuhet se i dyshuari ka arritur të marrë aprovimin për kredi në shumën prej 71,250 eurosh.

“I dyshuari pasi që i është aprovuar lizingu nga institucioni bankar, i njëjti e kishte në posedim veturën BMW X7 të cilën e kishte pranuar me lizing për shumën e lartcekur. Pasi është bërë identifikimi i të dyshuarit, nga zyrtarët e institucionit bankar, vetura i është marrë personit të dyshuar”.

I dyshuari i arrestuar është intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës dhe ndaj tij është iniciuar rasti karshi veprave penale: “falsifikim i dokumenteve” dhe “mashtrim”.

I dyshuari me aktvendim të prokurorit kujdestar dërgohet në mbajtje deri në 48 orë.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika