Një person është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Gjilan për dyshimin e kryerjes së veprave penale lidhur me narkotikët.
Sipas njoftimit, gjatë një kontrolli të kryer më 10 nëntor tek i dyshuari me inicialet E.R., janë gjetur dhe sekuestruar:
Tre kavanoza dhe një qese me marihuanë, me peshë totale 220.87 gram;
Dy drita LED për kultivim të bimëve narkotike Canabis stativa;
Një bimë kanabis stativa e mbjellë në një gotë plastike;
Një qese me 190 fara të bimës narkotike Canabis stativa, me peshë 3.70 gram;
Dy qese të tjera me marihuanë, me peshë totale 3.88 gram;
Një telefon i tipit iPhone X, ngjyrë ari.
I dyshuari është arrestuar për dyshimin e kryerjes së veprave penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge sipas nenit 267 të Kodit Penal të Kosovës, dhe kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit, sipas nenit 272 të Kodit Penal të Kosovës.
Me vendim të Prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, dhe brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.