Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Podujevë.
Sipas raportit të Policisë, i dyshuari më 19 janar kishte arritur që t’i merrte 200 euro para të gatshme në një lokal, njofton Dukagjini.
“Rr. 19 Qershori, Podujevë 19.01.2026-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti në lokalin e viktimës femër kosovare, kishte arrit të marr para të gatshme rreth 200 euro. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.