Arrestohet një serb në veri, i konfiskohen mbi gjashtë mijë fishekë

Një serb është arrestuar në Leposaviq në një pikë kontrolli, që Policia e kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë të cilën e drejtonte një mashkull serb dhe i kanë konfiskuar rreth 6300 copë fishekë

Policia e Kosovës (ilustrim)

Një serb është arrestuar të martën e 21 shkurtit në fshatin Jashanicë të Leposaviqit, në një pikë kontrolli të Policisë-Kufitare në Veri.

Policia ka ndaluar automjetin me targa të Serbisë që po e drejtonte një mashkull serb, të cilit i kanë gjetur afro 6300 copë fishekë.

Mjetet të cilat policia i ka konfiskuar lidhur me këtë rast

Të njëjtin e kanë shoqëruar në polici dhe pas intervistimit iu inicua rasti penal dhe u dërgua në mbajtje deri në 48 orë.

“Sot, më 21.02.2023, rreth orës 13:30, në fsh. Jashanicë të Leposaviqit, në një pikë kontrolli, Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare-Veriu, kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë të cilën e drejtonte një mashkull serb. Policia gjatë kontrollit të automjetit, ka gjetur rreth 6300 (gjashtë mijë e treqind) copë fishekë. I dyshuari (J.Zh, viti i lindjes 1981) është shoqëruar në polici. I njëjti është intervistuar, ndaj tij është iniciuar rasti penal dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate të dërguar për media.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika