Arrestohet një serb në Zveçan, u prezantua rrejshëm si doganier

Policia ka bërë të ditur se një serb është arrestuar për shkak se, gjatë ndalimit nga njësiti policor, ai ishte prezantuar si doganier i Kosovës

Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb në Zveçan, pasi është kapur duke u paraqitur rrejshëm si doganier gjatë një ndalimi nga njësiti policore.

Sipas raportit  24-orësh të policisë, i dyshuari kishte refuzuar t’i paraqiste dokumentet personale dhe t’i nënshtrohej testit të alkoolit.

I dyshuari është dërguar në mbajtje sipas vendimit të prokurorit.

“24.06.2024 – 23:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull serb për shkak se kur ishte ndaluar nga njësiti policor ishte prezantuar si doganier i Kosovës, si dhe kishte refuzuar t’ua japë dokumentet personale, kartelën identifikuese dhe t’i bëhej alkotesti pasi kishte qenë nën ndikim të alkoolit. Lidhur me rastin i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Rasti është raportuar dhe iniciuar si “Prezantim i rremë si person zyrtar”.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika