Arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut, dyshohet për prodhimin dhe shpërndarjen e parave të falsifikuara

Sot në Kosovë është arrestuar një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i dyshuar për prodhimin dhe shpërndarjen e parave të falsifikuara me prerje metalike prej 2 eurosh, ndërsa në Maqedoninë e Veriut janë kryer kontrolle në tri lokacione

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar gjatë ditës së djeshme [ e diel] në Kosovë, i cili dyshohet për prodhimin dhe shpërndarjen e parave të falsifikuara me prerje metalike prej 2 [dy] eurosh.

Sipas njoftimit, në Maqedoni të Veriut janë kryer kontrolle në tri lokacione të ndryshme dhe janë sekuestruar makineri për prodhimin e parave të falsifikuara, shabllone parash dhe material të tjera për prodhimin e monedhave të falsifikuara, duke përfshirë edhe lëndën e parë të prodhimit të tyre.

Ky aksion është zhvilluar në mes të autoriteteve kosovare, si Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, e në anën tjetër Prokuroria Themelore në Shkup si dhe Policia e Maqedonisë së Veriut.

Ky veprim i përbashkët i autoriteteve kosovare dhe atyre të Maqedonisë së Veriut “vjen pasi gjatë viteve 2023-2024 kanë ndërmarrë disa veprime për parandalimin e futjes së parave të falsifikuara, përkatësisht të parave në valutën Euro, pasi që ishin hasur disa raste të vënies në qarkullim të parave të falsifikuara, të cilat kishin çrregulluar tregun e parave si dhe kishin dëmtuar interesin publik”.

Sipas njoftimit, këto lëndë janë bërë pjesë e hetimit ndërkombëtar dhe ishte krijuar ekipi i përbashkët hetimor [EPH] i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Policisë  së Kosovës dhe nga Prokuroria Themelore në Shkup si dhe Policia e Maqedonisë së Veriut.

“Me datë 4 Gusht 2024 në Kosovë është arrestuar një shtetas i Maqedonisë së Veriut i dyshuar për prodhimin dhe shpërndarjen e parave të falsifikuara me prerje metalike prej 2 (dy) Euro, ndërsa në Maqedoninë e Veriut janë kryer kontrolle në tri lokacione. Gjatë kontrollit u sekuestruan makineri për prodhimin e parave të falsifikuara me prerje metalike 2 (dy) Euro, shabllone parash dhe materiale të tjera për prodhimin e monedhave të falsifikuara, duke përfshirë të gjithë lëndën e parë të prodhimit të tyre.

Me aktvendim të prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, shtetasi maqedonas është ndaluar përkohësisht për 48 orë dhe ndaj tij në afat ligjor do të parashtrohet kërkesë në gjykatë për caktimin e masës për sigurimin e prezencës së tij në procedurë”, vijon njoftimi.

Sipas njoftimit zyrtar, ky operacion është mbështetur edhe nga Europol-i dhe Eurojust/WB Crim Just Project.

“Prokuroria Special e Republikës së Kosovës (PSRK), së bashku me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (PK/DHKEK), gjatë viteve 2023-2024 kanë ndërmarrë disa veprime për parandalimin e futjes së parave të falsifikuara, përkatësisht të parave në valutën Euro, pasi që ishin hasur disa raste të vënies në qarkullim të parave të falsifikuara, të cilat kishin çrregulluar tregun e parave si dhe kishin dëmtuar interesin publik.

Rrjedhimisht, këto lëndë penale ishin bërë pjesë e një hetimi ndërkombëtar, pas të cilave ishte krijuar Ekip i Përbashkët Hetimor (EPH) i përbërë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës nga njëra anë dhe Prokuroria Themelore në Shkup dhe Policia e Maqedonisë së Veriut nga ana tjetër”, thuhet në njoftim.

Autoritetet e Republikës së Kosovës dhe ato të Republikës së Maqedonisë së Veriut mbesin plotësisht të përkushtuara në përpjekjet e përbashkëta për të luftuar krimet që atakojnë tregun financiar, dhe për zhvillimet e tjera do të njoftojnë publikun në kohë.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika