Arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut, tentoi t’i fusë në Kosovë 96 mijë dollarë të falsifikuara

Gjatë realizimit të operacionit policor, janë konfiskuar: 960 copë kartëmonedha nga 100 dollarë, në total 96 mijë dollarë amerikanë, një automjet i përdorur në rast nga i dyshuari dhe një telefon celular

Policia e Kosovës në mbrëmjen e së premtes ka arrestuar një person, shtetas i Maqedonisë së Veriut nën dyshimin se ka tentuar të fusë në Kosovë 96 mijë dollarë amerikanë të falsifikuara.

Paraprakisht policia kishte informata konkrete se i dyshuari, I.D është duke futur në Kosovë para të falsifikuara teksa është zënë në flagrancë nga hetuesit policorë në Han të Elezit.

I njëjti 100 $ dollarë të falsifikuara, i shiste për 40 euro.

“Pas një pune operative-hetimore, rreth orës 23:00 (29.03.2024) është zhvilluar një operacion policor në Han të Elezit. Paraprakisht ishin siguruar informata konkrete se personi i dyshuar I. D., (viti i lindjes 1970, shtetas i Maqedonisë së Veriut), është duke futur në Kosovë para të falsifikuara, konkretisht dollar amerikan. I dyshuari është arrestuar në flagrancë nga hetuesit policor gjatë tentimit të tij për të vënë në qarkullim një sasi të madhe të dollarëve amerikan që dyshohet se janë të falsifikuara. I dyshuari 100 $ dollarë të falsifikuara, i shiste për 40 euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë realizimit të operacionit policor, janë konfiskuar: 960 copë kartëmonedha nga 100 dollarë, në total 96 mijë dollarë amerikan, një automjet i përdorur në rast nga i dyshuari dhe një telefon celular.

Të gjitha veprimet hetimore janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin nga Prokuroria Speciale e Kosovës teksa i dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika