Arrestohet një shtetas i Ukrainës, ua ofroi 50 euro ryshfet policëve në Vërmicë

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Ukrainës është arrestuar të premten në pikëkalimin në Vërmicë për dhënie të ryshfetit. 

Pasi nuk posedoi dokumentet e nevojshme, i dyshuari u ka ofruar zyrtarëve 50 euro që ta lejonin të kalonte. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Ukrainës, pasi që i njëjti në hyrje të Kosovës, në kontroll të dokumenteve u ka ofruar zyrtarëve policorë 50 euro me qëllim që t’i lejohet kalimi, pasi që i njëjti nuk posedonte dokumente të nevojshme për të kaluar transit me veturë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika