Arrestohet një shtetas rus në Shqipëri, po transportonte 22.500 tonë naftë të kontrabanduar

Është arrestuar një shtetas rus, kapiteni i anijes që dyshohet se po transportonte 22.500 tonë naftë të kontrabanduar në portin e Durrësit

FOTO: ABC NEWS

Një person me shtetësi ruse është arrestuar në Shqipëri, i dyshuar për transportimin e 22. 500 tonë naftë të kontrabanduar.

Sipas njoftimit të Policisë, është sekuestruar edhe anija që po e transportonte naftën.

“Për këtë rast, u vu në pranga kapiteni i anijes që transportonte 22.500 tonë naftë të kontrabanduar, shtetasi A. S., 47 vjeç, banues në Rusi, për veprat penale ‘Kontrabanda me mallrat, për të cilat, paguhet akcizë’ dhe ‘Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë’”, thuhet në njoftim.

Më 19 shkurt, në kuadër të operacionit “Embargo”, falë inteligjencës informative, Policia bllokoi një anije me flamur liberian, e cila transportonte 22.500 tonë naftë me dokumentacion të falsifikuar, pasi bazuar në dyshime të arsyeshme, kjo sasi nafte e kishte origjinën nga vendet me embargo dhe ishte e kontrabanduar.

Në vijim të veprimeve procedurale, Policia sekuestroi anijen dhe dokumentacionin e lundrimit të kapitenit, si dhe bllokoi ekuipazhin që përbëhej nga 22 shtetas.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika