Shtetasi serb që e kishte të ndaluar hyrjen në Kosovë i jep ryshfet zyrtarit policor në kufi, arrestohen të dy në Vërmicë 

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar sot një zyrtar policor dhe një qytetar të dyshuar për përfshirje në raste ryshfeti në pikën kufitare të Vërmicës.

Sipas hetimeve fillestare, zyrtari policor dyshohet se ka kryer veprën penale të “Marrjes së ryshfetit” duke lejuar një qytetar të Republikës së Serbisë të hyjë në territorin e Kosovës për përfitim financiar, ndonëse hyrja e tij ishte e ndaluar.

Shtetasi serb që e kishte të ndaluar hyrjen në Kosovë i jep ryshfet zyrtarit policor në kufi, arrestohet të dy në Vërmicë

Po ashtu, në këtë rast është arrestuar edhe qytetari serb, i dyshuar për veprën penale të “Dhënies së ryshfetit”, dhe ndaj tij gjithashtu i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar sot një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Marrje ryshfeti”.

Në bazë të hetimeve fillestare ekziston dyshimi se zyrtari policor gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare sot në Stacionin e Policisë Kufitare në Vërmicë, për përfitim financiar i ka mundësuar një qytetari të Republikës së Serbisë hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës, ndonëse këtij qytetari paraprakisht i ishte ndaluar hyrja në territorin e Republikës së Kosovës.

Pas pranimit të informacioneve të para për këtë rast, hetuesit e IPK-së kanë filluar hetimet me autorizim dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren .

Pas disa veprimeve hetimore dhe operative në teren, nga hetuesit e IPK-së është arrestuar zyrtari policor kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Lidhur me këtë rast është arrestuar edhe qytetari (shtetas i Republikës së Serbisë) dhe ndaj tij është iniciuar rast penal me dyshimin për veprën penale “Dhënia e ryshfetit” dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika