Një 64-vjeçar – punëtor teknik në një shkollë në Ferizaj është arrestuar për sulm seksual ndaj një 10-vjeçareje.
Rasti ka ndodhur më 11 mars dhe i dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë, njofton Dukagjini.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.
“Më datën 11.03.2026 hetuesit rajonal janë njoftuar për një rast sulmi seksual në një shkollë të mesme të ultë në Ferizaj. Viktimë ishte një nxënëse e mitur (10 vjeçe). Ndërsa i dyshuari një 64 vjeçar punëtor teknik në këtë shkollë, i cili me datën 12.03.2026 është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit për të mitur, është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetuesit janë autorizuar të vazhdojnë veprimet hetimore”, u shpreh Veseli.