Arrijnë të dalin rreth 40 minatorët e ngujuar në “Trepçë”, gjendja e tyre është stabile

Ashensori i vjetruar i cili është në funksion që 60 vjet, nuk është në plan të ndërrohet apo të riparohet. Për shkak të një defekti të këtij ashensori, rreth 40 minatorë të minierës së Trepçës kanë qenë të ngujuar përreth 18 orë. Të njëjtit kanë dal në gjendje të mirë shëndetësore

Rreth 40 minatorët e ngujuar në minierën e Trepçës, tashmë kanë arritur të dalin.

Këtë për RTV Dukagjini e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Minatorëve të ndërmarrjes “Trepça”, Ibrahim Jonuzi, i cili në një linjë direkte në emisionin “Five”, ka thënë se të njëjtit kanë qëndruar përreth 18 orë në horizontet e minierës.

Gjendja e tyre sipas Jonuzit është stabile.

“Të gjithë minatorët janë nxjerrë nga miniera. Janë 40 minatorë që kanë qenë të ngujuar të cilët kanë qëndruar përreth 18 orë në horizontet e minierës. Të gjithë kanë dalë shëndoshë e mirë pavarësisht shqetësimeve të vogla por gjendja e tyre është stabile dhe nuk kemi ndonjë informacion që dikush nga ta ka kërkuar trajtim të mëtejshëm”, ka thënë ai.

Ky ngujim sipas Jonuzit ka ndodhur për shkak të një defekti në ashensorin e minierës, i cili është i vjetruar.

Ai ka theksuar se në mungesë të investimeve po hasin kohë pas kohe në vështirësi.

“Mjetet e punës janë të vjetra, për shkak të mungesës së investimeve, fokusi ka qenë jo i mirë edhe nga shteti, po vjen deri te problemet të kohëpaskohshme në ambientet e punës që në kohën e fundit kanë ndodhur shpesh por jo në këtë kohëzgjatje”.

Jonuzi ka potencuar që kredia e ofruar me rreth 20 milionë euro jep pak shpresë në përmirësimin e gjendjes.

Megjithatë, ai thotë se ashensori i vjetruar i cili është që 60 vite në funksion, nuk është planifikuar të ndërrohet apo riparohet.

“Çdo herë kemi bërë kërkesa për përmirësimin e kushteve por asnjëherë nuk kemi mundur t’i realizojmë kërkesat tona. Edhe qeveritë e mëparshme edhe kjo qeveri në kohën e fundit fatbardhësisht është ofruar një kredi rreth 20 milionë euro që jep njëfarë shprese sado pak të vogël që mund të përmirësohet gjendja por çka është më kryesorja në ashensorin elektrik nuk është e planifikuar ndërrimi apo riparim apo ndryshim shumë i madh. Ashensori është mbi 60 vite në funksion dhe nuk është në plan për momentin ndryshimi i tij”, shtoi ai.

Ai është shprehur i shqetësuar për shkak të gjendjes së përsëritur të defekteve teknike.

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika