Arrin në 12 numri i të vrarëve në Sidnei, sulmi kishte cak komunitetin hebraik

Bilanci i viktimave nga sulmi terrorist në Bondi Beach ka shkuar në 12 të vdekur, përfshirë edhe njërin nga dy autorët e armatosur, ka bërë të ditur kryeministri i shtetit të New South Wales, Chris Minns, duke theksuar se sulmi ishte “i projektuar për të goditur komunitetin hebre të Sidneit”.

Policia australiane e ka shpallur zyrtarisht ngjarjen si incident terrorist, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Komisioneri i Policisë, Mal Lanyon, deklaroi se në vendngjarje ndodheshin mbi 1,000 persona, shumica prej tyre duke festuar festën hebraike të Hanukkah-ut në parkun e Bondi Beach.

Sipas Lanyon, 29 persona janë dërguar në spital, përfshirë edhe një fëmijë. Mes të plagosurve janë edhe dy oficerë policie, të cilët ndodhen në gjendje “shumë serioze, në kufijtë e gjendjes kritike”, dhe po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale.

Nga dy sulmuesit, njëri ka mbetur i vdekur, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rëndë në spital, bëri të ditur policia. Autoritetet nuk kanë publikuar ende detaje për identitetin e tyre, ndërsa po hetohet mundësia që një sulmues i tretë të ketë qenë i përfshirë.

Policia konfirmoi gjithashtu se ka gjetur një pajisje shpërthyese të improvizuar (IED) në një automjet të lidhur me sulmuesin e vrarë. Një njësi e specializuar për çmontimin e bombave ndodhet në vendngjarje, në Campbell Parade, Bondi, për të neutralizuar rrezikun.

Dëshmitarë okularë përshkruan skena tmerri, duke raportuar se panë “trupa të shtrirë në tokë”. Ndërkohë, BBC Verify ka konfirmuar pamje që tregojnë të paktën shtatë trupa në tokë gjatë ngjarjes festive.

Pamje filmike tregojnë gjithashtu një burrë që përleshet me njërin nga sulmuesit dhe i merr armën nga dora. Kryeministri Chris Minns i bëri homazhe publike këtij personi, duke e cilësuar veprimin e tij si heroik.

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, e quajti sulmin një “akt të lig antisemitizmi dhe terrorizmi që ka goditur zemrën e kombit”.

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, e përshkroi atë si një “sulm jashtëzakonisht mizor ndaj hebrenjve”, ndërsa kryeministri britanik Keir Starmer deklaroi se Mbretëria e Bashkuar “do të qëndrojë gjithmonë përkrah Australisë dhe komunitetit hebre”.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika