Numri i viktimave palestineze nga sulmet izraelite të ditës së sotme ka arritur në 29, sipas burimeve mjekësore.
Po ashtu bëhet e ditur se në mesin e viktimave janë të paktën edhe gjashtë fëmijë, të vrarë në sulmet izraelite në Qytetin e Gazës dhe Khan Younis që nga agimi, shkruan Aljazeera, transmeton Dukagjini.
Dhuna ndodh një ditë para se Izraeli të rihapë pikat kufitare të Rafahut, që lidhin Gazën me Egjiptin, të dielën, për herë të parë që nga maji i vitit 2024.
Sulmet izraelite në Gaza vrasin të paktën 12 palestinezë, mes tyre gra dhe fëmijë