Arsenali ofron 68 milionë euro për Caicedon

Presioni për yllin ekuadrorian të futbollit, Moises Caicedon, po vazhdon. Pas Chelsea, interesim për këtë lojtar ka shprehur edhe Arsenali, i cili ka ofruar 68 milionë euro për Caicedon

Moises Caicedon

Lideri i Premier Ligës, Arsenali, ka bërë një ofertë prej 68 milionë eurosh drejt Brightonit për Moises Caicedon.

Mikel Arteta dëshiron të ketë në mesfushë Caicedon, për të vazhduar garën drejt titullit të Premier Ligës.

Ndërkaq, Chelsea kishte bërë një ofertë prej 62 milionë eurosh këtë janar, por që ishte refuzuar pasi Brighton shpreson ta mbajë Caicedon.

Kësisoj, mediat ndërkombëtare raportojnë se bisedimet do të hyjnë në fazën finale sa i përket të ardhmes së Caicedos.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika