Arsyetimet shabllon të aktgjykimeve, shkak edhe mbingarkesa e gjyqtarëve

Arsyetimet shabllone në aktgjykime, mund të jenë një prej faktorëve që qojnë në kthimin e shpeshtë të rasteve në rigjykim. Kjo përmendet nga ish-kryetarë të Gjykatave në vend, të cilët theksojnë edhe një problematike tjetër të lidhur me këtë çështje, problemin e mbingarkesës së gjyqtarëve me raste

Aktgjykimi prej 53 faqesh, i përpiluar nga Gjykata Theemelore në Ferizaj, për dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës e dënim prej 15 vitesh ndaj Arbër Sejdiut për vrasjen e Marigona Osmanit nuk ishte i qartë e i kuptueshëm për Gjykatën e Apelit.

Kjo gjykatë e cila edhe e ktheu rastin në rigjykim, në arsyetimin e tyre, bëri të ditur se shkeljet që ka bërë shkalla e parë, lidheshin edhe me formën e arsyetimit të aktgjykimit.

Gjykata e Apelit: “Shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale konsistojnë në faktin se dispozitivi është i pa qartë, i pa kuptueshëm dhe jo në harmoni me dispozitat ligjore, dispozitivi i aktgjykimit nga ana e gjykatës se shkallës se parë.”

Dobësitë në përpilimin e aktgjykimeve janë një sëmundje kronike e gjyqësorit.

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasanit, thotë se të rralla janë raste kur ka aktgjykime unike.

Fejzullah Hasani – Ish kryetar i Gjykatës Supreme ka deklaruar se “Krejt profesionalizmi i gjyqtarit, dija e gjyqtarit duket se si e arsyetim procesin gjyqësor, dmth procesi më i komplikuar për gjyqtarët është pikërisht cështje a arsyetimit të procesit gjyqësor, fatkeqësisht ne këtë segment ka defekte të mëdha, numri më i madh i gjyatqarëve më tepër përdorin metodën shabllone por jo atë kreatvitetin për ta arsyetuar secilin rast sepse secili rast është unik.”

Në anën tjetër, ish kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala thotë se ka pasur vazhdimisht raste kur procesi është kthyer në pikën zero, për shkak të mungesës së arsyetimit të duhur.

Ai thotë se ka një aryetim pse ndodh kjo.

Hasan Shala – Ish kryetar i Apelit theksuar se “Shpesh ndodhë që gjyqtari të ketë ngarkesë jashtëzakonisht të madhe, dhe nga ngarkesa e madhe dhe nuk ta jep një arsyetim të mjaftueshëm sic e përcakton edhe standardet si vendore edhe ndërkomvëtare, dhe kjo duhet të tejkalohet dhe gjqyatri të jetë shumë i qetë kur e përpilon vendimin.”

Kjo problematikë, sipas ish-kryetarit të Supremes, do të duhej të adresohej më seriozisht.

Fejzullah Hasani – Ish kryetar i Gjykatës Supreme ka thënë se “Do të duhej të ishte iniciativë e kryetarëve, e krytarës së Gjykatës Supreme që të caktohen tryeza, të caktohen diskutime por në fund është edhe llogaridhënia dhe mekanizmi kontrollit të brendshëm në gjyqësor, dhe ai gjqyatar që nuk di të shkruaj vendime gjyqësore nuk e ka vendin as në Themelore as në Apel.”

Rasti i vrasjes së Marigona Osmanit, është rasti i fundit prej atyre që janë ndjekur me interes nga publiku, që është kthyer në rigjykim.

Në këtë rast, Dardan Krivaqa ishte i dënuar me burgim të përjetshëm ndërsa Arber Sejdiu Sejdiu, me 15 vjet burgim.

 

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika