As panel, as fjalim – Brnabiq në Bruksel vetëm me takime protokollare

Paneli i planifikuar për sot(e premte) në Bruksel, ku kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, duhej të fliste në temën “Serbia: Një vend kandidat strategjik në një udhëkryq kritik”, është anuluar për arsye ende të panjohura.

Gazetarët e mediave ndërkombëtare, të regjistruar për të marrë pjesë në këtë aktivitet dhe për t’i drejtuar pyetje Brnabiq, u informuan nga organizatori – Qendra e Politikave Evropiane (EPC) – se paneli nuk do të mbahej për shkak të “rrethanave të paparashikuara”.

Organizatorët shprehën keqardhje, por nuk dhanë detaje shtesë.

Brnabiq pritej të ishte folësja e vetme e konferencës, ku do të diskutoheshin situata politike në Serbi, reformat, përafrimi me politikën e jashtme të BE-së dhe stabiliteti rajonal.

Megjithatë, sipas agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, Brnabiq do të qëndrojë në Bruksel sonte ku do të takohet me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola, si dhe me Gert Jan Kopman, drejtor i përgjithshëm i DG NEAR.

Ajo do të zhvillojë një takim edhe me ish-ambasadorin e BE-së në Serbi, Emanuel Giofre, aktualisht zëvendësdrejtor për Evropën dhe Azinë Qendrore në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm.

Në një deklaratë për TV Pink, Brnabiq tha se vizita në Bruksel do të jetë e vështirë, por theksoi se objektivi kryesor është mbrojtja e interesave të Serbisë.

“Kam folur gjatë me presidentin Vuçiq, e dimë planin tonë dhe çfarë duam të arrijmë. Do të luftojmë për ta mbrojtur Serbinë dhe interesat tona kombëtare, duke promovuar atë që bën shumica e Serbisë – jo urrejtje, jo dhunë. Sigurisht që do të jenë takime të vështira, por ne do të jemi në ofensivë”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika