Asambleja e OKB-së dënon aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka votuar me shumicë dërrmuese për të dënuar përpjekjet e Rusisë për aneksimin e paligjshëm të tokave ukrainase. Kjo rezolutë u mbështet nga 143 vende, ndërsa 35 shtete përfshirë Kinën dhe Indinë kanë abstenuar

Një ekran në OKB në New York tregon se si disa kombe votuan me shenja jeshile, të kuqe dhe të verdhë. FOTO: BBC, EPA





Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar me shumicë dërrmuese për të dënuar përpjekjet e Rusisë për të aneksuar katër rajone të Ukrainës.

Rezoluta u mbështet nga 143 vende, ndërsa 35 shtete përfshirë Kinën dhe Indinë, abstenuan.

Ashtu si edhe Rusia, katër vende e refuzuan votimin, përkatësisht Bjellorusia, Koreja e Veriut, Siria dhe Nikaragua.

Edhe pse simbolike, ishte numri më i lartë i votave kundër Rusisë që nga pushtimi, raporton BBC.

Javën e kaluar, në një ceremoni madhështore në Kremlin, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nënshkroi dokumente për t’i bërë rajonet lindore të Ukrainës si Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson pjesë të Rusisë.

Marrëveshjet u nënshkruan me udhëheqësit e instaluar nga Moska të katër rajoneve dhe erdhën pas referendumeve të vetëshpallura në zonat që u denoncuan si “mashtrim” nga Perëndimi.

Rezoluta i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos e njohë asnjë nga pretendimet e aneksimit të Rusisë dhe kërkon “zhbërjen e menjëhershme të tij”.

Po ashtu, mirëpret dhe “shpreh mbështetjen e fortë” për përpjekjet për të depërshkallëzuar konfliktin përmes negociatave.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ishte mirënjohës ndaj vendeve që e mbështetën atë.

“Bota e tha fjalën e saj – përpjekjet [e Rusisë] për aneksim janë të pavlera dhe nuk do të njihen kurrë nga kombet e lira”, shkroi ai në Twitter, duke shtuar se Ukraina do t’i “kthejë të gjitha tokat e saj”.

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, tha se votimi i dërgoi një “mesazh të qartë” Moskës.

“Aksionet e këtij konflikti janë të qarta për të gjithë dhe bota ka dërguar një mesazh të qartë si përgjigje – Rusia nuk mund ta fshijë një shtet sovran nga harta”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Dame Barbara Woodward, ambasadorja e Britanisë në OKB, tha se Rusia kishte dështuar në fushën e betejës dhe në OKB.

“Rusia e ka izoluar veten, por Rusia e vetme mund t’i ndalë vuajtjet. Koha për t’i dhënë fund luftës është tani”, tha ajo.

Votimi i Asamblesë së Përgjithshme erdhi pasi Rusia përdori të drejtën e vetos për të parandaluar veprimet në Këshillin e Sigurimit, organi përgjegjës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Si anëtarë të përhershëm, Kina, Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar gjithashtu mbajnë veto në këshill.

Po ashtu ka pasur thirrje që Rusisë t’i hiqet e drejta e vetos pas pushtimit të Ukrainës.

Rusia përdor veton ndaj rezolutës së OKB-së që i quan referendumet e saj të paligjshme





Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika