ASK: Kosova importoi rreth 500 milionë euro, ndërsa eksportoi mbi 70 milionë euro në vitin 2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se të dhënat nga tregtia e Jashtme të mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 6,7% në muajin qershor 2024, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2023, gjegjësisht në vlerë prej 425,4 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 398,0 milionë euro në vitin 2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se të dhënat nga tregtia e Jashtme të mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 6,7% në muajin qershor 2024, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2023, gjegjësisht në vlerë prej 425,4 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 398,0 milionë euro në vitin 2023.

“Eksporti i mallrave në muajin qershor 2024 kishte vlerën 73,4 milionë euro, ndërsa importi 498,7 milionë euro, që është një rritje prej 7,0% për eksport, si dhe një rritje prej 6,7% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023”, ka njoftuar ASK-ja.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 27,3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 13,3% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 12,6% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9,9% e përbëjnë artikuj të ndryshëm të prodhuar; 5,7% e përbëjnë produktet minerale; etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 13,3% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12,9% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12,1% e përbëjnë produktet minerale; 11,3% e përbëjnë mjetet e transportit; 9,4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; etj.

Eksportet dhe Importet e Kosovës në vendet e BE-së

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 25,0 milionë euro, ose rreth 34,0% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 9,0%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (11,0%), Italia (4,5%), Holanda (3,6%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 228,5 milionë euro, ose 45,8% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 14,5%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (13,5%), Italia (5,8%), Greqia (5,0%), etj.

Eksportet dhe Importet e Kosovës me vendet e CEFTA-s

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 32,8 milionë euro, ose 44,8% të eksporteve  të përgjithshme, me një rritje prej 17.6%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (17,6%),  Maqedonia e Veriut (14,6%), Serbia (5,5%), Mali i Zi (5,2%),

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 64,6 milionë euro, ose 13,0% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-10,8%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (5,4%), Maqedonia e Veriut (4,6%), Serbia (1,7%).

Eksportet dhe Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 15,6 milionë Euro, ose 21,2%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (10,4%) dhe SHBA (2,4%).

“Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 205,6 milionë Euro, ose 41,5%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina (14,2%) dhe Turqia (11,4%)”, njofton ASK.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika