“Askush nuk e konteston faktin që këto targa janë ilegale dhe vendimet e Qeverisë Kurti II, janë  legjitimiteti”

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Qeveria Kurti II, vendimin nuk e ka nisur me masa ndëshkuese dhe as me konfiskim të tabelave dhe kjo është një farë përgjigje sipas tij për vendet mike të Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës i ngarkuar me dialogun Kosovë-Serbi, Besnik Bislimi,


Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është deklaruar lidhur me vendimin e Qeverisë Kurti II, për targat e paligjshme “KM”. Ai ka thënë se të gjitha vendet mike të Kosovës, janë pajtuar se targat janë të paligjshme dhe vendimet e Qeverisë janë legjitime.

“Askush nuk e konteston legjitimitetin e vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe askush nuk e konteston faktin që këto targa janë ilegale”, ka deklaruar numri 2 i Qeverisë Kurti për mediumin REL, transmeton Portali Dukagjini.

“Askush nuk e konteston faktin që këto targa nuk është dashur të ekzistojnë fare – maksimumi pas janarit të vitit 2018. Do të thotë, ekzistenca e tyre tregon se Serbia i ka shkelur marrëveshjet ndërkombëtare”, ka shtuar Bislimi.

Ai ka treguar se cilat janë dy arsyeje pse është duke u kërkuar që të shtyhet afati për targat e paligjshme.

“E para, vijnë për shkak të një fushate të tmerrshme të dezinformimit dhe manipulimit të qytetarëve të komunitetit serb në veri të Kosovës nga ana e Serbisë, dhe e dyta për shkak të ekspozimit të skajshëm të këtyre qytetarëve ndaj kërcënimeve që u vijnë nga strukturat paralele të Serbisë”, ka theksuar ai.

Bislimi ka përfunduar duke thënë se Qeveria vendimin nuk e ka nisur me masa ndëshkuese dhe as me konfiskim të tabelave dhe se kjo është një farë përgjigje sipas tij për vendet mike të Kosovës.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika