“Askush s’e mposht Kurtin për 10 vjet”, thotë Sadri Ramabaja

Analisti Sadri Ramabaja në emisionin Debat Plus, ka bërë një deklaratë të fortë politike, duke e nisur fillimisht me tone humori dhe më pas duke kaluar në një parashikim për skenën politike në vend.

Ai u shpreh me ironi se do të ishte një moment historik nëse edhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të angazhohej për bashkimin kombëtar.

“Do të ishte një sihariq i madh që të pozicionohej kështu, që vetëm bashkimi me Shqipërinë dhe lidershipin e Edi Rama mund ta mposhtin ndoshta Albin Kurti.”

Më pas, Ramabaja sqaroi se deklarata ishte bërë me humor dhe dha një vlerësim më të drejtpërdrejtë për realitetin politik aktual.

“Tash pa shaka. Nuk shoh në skenë asnjë lider aktual që mund t’i përafrohet dhe që mund ta mposhtë, jo në këto 5-6 vjetë, por në 10 vjetët e ardhshme”, tha ai.

Ai shtoi se, sipas tij, epërsia politike është e tillë që mund të zgjasë edhe më gjatë:

“Së paku edhe dy mandate – 8 vjetë”, u shpreh Ramabaja.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika