“Asnjë cent më shumë” sot proteston kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Sot duke filluar nga 12:00 do të ketë tri aktivitete të ndryshme në vendin tonë. Fillimisht, vazhdimi u seancës konstituive të Kuvendit, pastaj në Prishtinë do të protestohet kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Nën moton “As një cent më shumë”, protesta organizohet në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë.

Ky organizim vjen pas miratimit të shtrenjtimit të tarifave të rrymës prej 16.1 për qind nga ana e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Që nga paralajmërimi se rryma do të mund të shtrenjtohej, qytetarët reaguan që kjo të mos ndodh, duke shfaqur pakënaqësinë për një veprim të tillë.

E nga komuniteti i biznesit apeluan që ky vendim të shtyhej, sepse shtrenjtimi i rrymës do të krijonte vështirësi në operimin e bizneseve në Kosovë.

Derisa organizatorët e protestës paralajmëruan edhe aktivitete tjera, duke përmendur edhe bllokimin e rrugëve dhe institucioneve.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika