Bie numri i rasteve pozitive, 513 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit asnjë qytetarë nuk ka humbur jetën nga COVID-19, ndërsa 513 persona kanë rezultuar pozitiv

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave të IKSHPK-së, ka njoftuar se të hënën e 1 gushtit nga 1 mijë e 287 testime, 513 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në Kosovë.

Brenda 24 orëve të fundit asnjë qytetar nuk ka humbur jetën nga COVID-19.

Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 903 mijë e 913 qytetarë, kurse me dozën e dytë të vaksinës 824 mijë e 185 qytetarë.

Me dozën e tretë të vaksinës janë vaksinuar 104 mijë e 608 qytetarë, ndërsa me dozën e katërt përforcuese janë vaksinuar 1 mijë e 356 mijë qytetarë.

Njëherësh, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen ngase ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve të reja me COVID-19, dhe vaksinimi sipas MSH-së, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infeksionin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika