“Asnjë kurorë s’më ndryshon si person” – vajza që u shpall Miss Universe Kosova

"Asnjë kurorë s'më ndryshon si person, jam e njëjta”, ka thënë Edona Bajrami - vajza që u shpall Miss Universe Kosova 2024

Edona Bajrami u shpall Miss Universe Kosova 2024.

Ajo rrëmbeu kurorën e më të bukurës dhe kështu u bë vajza që do të përfaqësojë Kosovën në Miss Universe 2024 në Nikaragua.

Ajo është 36 vjeçare dhe jeton në New York.

Në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, Bajrami ka treguar se asnjëherë nuk ka qenë e interesuar të jetë pjesë e kësaj bote, por që sipas saj jeta është e paparashikueshme.

Ajo thotë se nuk ka qenë as ëndërr e saj të bëhet miss, ndonëse ftesa kishte prej që e re në moshë.

“Nuk ka qenë as në idetë e mia, as plan, as ëndërr. Kam pasë ftesa prej që e mbaj veten mend, por nuk kam qenë e interesuar asnjëherë”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka rrëfyer se si iu mbush mendja që të jetë pjesë e kësaj eksperience ku e gjitha nisi nga edicioni i “Nëntorit Shqiptar në New York”, ku edhe iu bë ftesa.

“Ishte nëntori shqiptar në vitin e kaluar në New York, ishin ftuar fytyra publike. M’u afruan më pyetën më thanë se duhet të vish për Miss Universe Albania. E lamë atë bisedë. Përfundoi mbramja, më kontaktuan nesër. Më thanë është eksperiencë e mirë pavarësisht rezultatit në fund, mëson shumë gjëra. Në fakt, mësova shumë gjëra, u mësova si të eci. U thashë se pikë së pari s’jam e interesume, së dyti nuk e plotësoj kriterin e moshës. Por të nesërmen më thirrën e më thanë se e kanë larguar limitin e moshës, aty thashë qenka e shkrume me nisë këtë eksperiencë. Fillova të flas me familje e me shoqëri dhe ja ku jam”, ka rrëfyer Bajrami.

Ajo thotë se kjo eksperiencë për të ka qenë mjaft e mirë ndonëse e lodhshme, duke shtuar se kurora nuk e ka ndryshuar si person.

“Asnjë kurorë s’më ndryshon si person, jam e njëjta”, ka vijuar Bajrami.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika