Asnjë shqiptar i pranuar në Policinë e Serbisë, reagon Mustafi: Manipulim klasik i të vërtetës, diskriminim institucional

Ish-kryetari i Këshilli Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ka reaguar sërish lidhur me pretendimet se shqiptarët e Luginës nuk kanë shfaqur interesim për t’u bërë pjesë e Policisë së Serbisë, duke thënë është një manipulim klasik i të vërtetës.

Mustafi në një postim në Facebook ka thënë se po rikthehet diskriminimi i vitit 2001.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Pretendimi se shqiptarët nuk kanë shfaqur interesim për t’u bërë pjesë e policisë është një manipulim klasik i të vërtetës.

E vërteta është se në konkursin e fundit janë paraqitur me dhjetëra e në çdo konkurs të shpallur, shqiptarët kanë aplikuar në numër të konsiderueshëm, por asnjë prej tyre nuk është pranuar, edhe pse kanë plotësuar kriteret bazë.

Që nga viti 2008, nuk është pranuar asnjë shqiptar nga Presheva, Bujanoci apo Medvegja në Akademinë Policore të Serbisë.

Konkursi i fundit në maj 2025 është dëshmia më e qartë, nga 43 të pranuar, asnjë nuk ishte shqiptar.

Ky është diskriminim institucional dhe jo mungesë interesi, është mendësi koloniale dhe jo mungesë aplikimi.

Për më tepër, shumë të rinj shqiptarë janë dekurajuar nga procedurat e padrejta, eliminimet politike dhe trajtimi diskriminues në fazën e testimit dhe intervistimit veç pse kanë pasur të afërt ish pjesëtar të UÇPMB-së. Ka raste të dokumentuara kur kandidatët shqiptarë nuk janë ftuar fare në fazën përfundimtare, edhe pse kanë kaluar me sukses testet paraprake.

Pra, jo – shqiptarët nuk mungojnë në polici sepse nuk duan, por sepse nuk lejohen.Ndryshe, Republika Kosova nuk është vetëm shembull i normimit dhe hapësirës së rezervuar të pjesëmarrjes institucionale të pakicave, e posaçërisht asaj serbe. Por, edhe kampion i sigurimit të kornizës ligjore jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në Evropë. /Telegrafi/

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika