Atentati ndaj Ibrahim Rugovës-Me çfarë veture dhe cili detaj në veturë e shpëtoi Rugovën

Atentati ndaj Ish-presidentit, Ibrahim Rugova dhe se cili detaj e shpëton jetën e tij nga shpërthimi i fuqishëm sçarohet tek emisioni më i ri ” Mendje Kriminale” në Televizionin Dukagjini.

Ishte mëngjesi i 15 marsit 2005, derisa eskorta e Presidentit historik, Ibrahim Rugova po bënte rrugën e zakonshme nga rezidenca në Velani drejt ndërtesës së Kuvendit ku gjendet Zyra e Presidentit, Rugova i kishte shpëtuar një atentati.

Solana pritej të takohej me Ish-Presidentin, Ibrahim Rugova.

Gjithçka kishte shkuar mirë dhe nuk kishte ndonjë gjë të pazakonshme. Për një moment “boom”.

Elez Nikçi rrëfen momentin e shpërthimit.

“Kam qenë ushtar dhe kam dëgjuar  detonime dhe manovra nga ushtar. Asi detonimi kurrë ‘skam dëgjuar më pare. Vetura ka qenë me një peshë specifike me  5.5 ton. Vetura u kthye në krahë”, deklaroi ai.

 

Nënkryetari aktual i LDK-së, Lufti Haziri kujtoi se “sa herë që vie Havier Solana, ndodh diçka”.

Për detaje nga ky atentat shikoni videon më poshtë:

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika