Atiq për sulmin në Mitrovicën e Veriut: Me këto akte kriminale e terroriste po tentojnë të ngjallin frikë, s’do t’ia dalin

"Sulmi i mbrëmshëm me granatë dore M75 në objektin e komunës sonë është padyshim sulm i organizuar terrorist. Këto akte kriminale e terroriste që tentojnë të ngjallin frikë nuk do të ia dalin", ka thënë kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq

Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq
Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq

Sulmin me granatë dore në objektin e komunës së Mitrovicës së Veriut, kryetari i kësaj komune, Erden Atiq, e cilëson si sulm të organizuar terrorist.

Në një postim në Facebook, Atiq ka thënë se këto akte kriminale po tentojnë të ngjallin frikë.

Por, sipas tij, nuk do t’ia dalin.

Ai ka theksuar se pavarësisht sulmeve të tilla, puna në institucion nuk do të ndalet.

Po ashtu, u ka bërë thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë që këtë rast ta trajtojnë me urgjencë, duke kërkuar që kryesit e veprës të vihen sa më parë para drejtësisë.

“Sulmi i mbrëmshëm me granatë dore M75 në objektin e komunës sonë është padyshim sulm i organizuar terrorist. Këto akte kriminale e terroriste që tentojnë të ngjallin frikë nuk do të ia dalin. Institucionet do të funksionojnë pavarësisht sulmeve e kërcënimeve të tilla. Në anën tjetër, unë i bëj thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë që ta trajtojnë me urgjencë rastin dhe kryesit e këtij sulmi të vihen sa më parë para drejtësisë”, shkroi Atiq.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfirmuar se në orët e vona të së hënës, ndërtesa e komunës në Mitrovicë të Veriut është sulmuar me mjete shpërthyese.

Lënda shpërthyese dyshohet të jetë granatë dore, e cila ka shkaktuar dëme materiale në veturat zyrtare.

Policia ka thënë se në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti “kryerja e veprës terroriste”.

Ditë më parë është raportuar edhe për sulme me shok-bomba afër stacioneve policore në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan, komuna në veri të Kosovës.

Tensionet atje janë rritur prej 26 majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri – të banuara me shumicë serbe – kanë hyrë në ndërtesat komunale të Zveçanit, të Leposaviqit dhe të Zubin Potokut.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika