Atiq takohet me Hetemin, diskutojnë për projektet që do t’i realizojnë në vitin 2024

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq në takim me kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi kanë diskutuar për projektet që do t'i realizojnë në vitin e ardhshëm

Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, ka pritur në vizitë kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Në këtë takim kanë diskutuar për projektet që do t’i realizojnë në vitin 2024.

“Diskutuam për punët e realizuara në komunën e Mitrovicës Veriore dhe për projektet që do t’i realizojmë në vitin që po vjen. Zhvilluam diskutime për çështje me interes për qytetarët e të dyja komunave”, ka shkruar Atiq.

Atiq e ka uruar kryetarin Hetemi për angazhimin e tij në realizimin e projekteve për qytetarët e komunës së Leposaviqit.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika