Goditet një këmbësore nga një automjet në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një aksident trafiku ka ndodhur në lagjen Dardania në Prishtinë.

Këtë për RTV Dukagjinin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, e cila ka thënë se në aksident është përfshirë një automjet dhe një këmbësore, ku si pasojë e lëndimeve trupore këmbësorja është dërguar për tretmant të mëtutjeshëm mjeksor.

“Rreth orës 19:00  kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Zyrtarët nga njësiti i trafikut janë duke punuar në drejtim të identifikimit të ngasësit të automjetit dhe hetimit e rastit”, ka thënë Ahmeti.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika