Autoritetet shëndetësore njoftojnë për 70 të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gazë

Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë njoftuan se si pasojë e një sulmi ajror izraelit që kishte si objektiv Maghazin, ishin vrarë 70 persona

Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë njoftuan se si pasojë e një sulmi ajror izraelit, që kishte si objektiv Maghazin, një qytet në pjesën qendrore të rajonit, ishin vrarë 70 persona.

Sulmet filluan disa orë para mesnatës, vazhduan edhe të hënën. Mediat palestineze thanë se Izraeli ka shtuar sulmet ajrore dhe tokësore në pjesën qendrore të Gazës. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Ashraf Al-Qidra tha se shumë nga të vrarët në Maghazi ishin gra dhe fëmijë.

Po kështu, sipas njoftimeve, si pasojë e një sulmi ajror izraelit në Khan Younis në Gazën jugore ishin vrarë 23 persona, gjë që e çoi numrin e viktimave palestineze gjatë natës në më shumë se 100.

Izraeli njoftoi, gjithashtu, se kishte humbur disa ushtarë, duke e çuar numrin e të vrarëve që nga e premtja në 17 dhe numrin total të viktima në mesin e ushtarëve izraelitë, që nga fillimi i operacionit tokësor në Gazë, në 156.

Prej fillimit të ofensivës izraelite, pjesë të mëdha të Gazës janë shkatërruar, si dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë së rajonit janë vrarë 20,400 palestinezë. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u zotua të dielën se do të vazhdojë atë që tha se do të ishte një “luftë e gjatë” derisa forcat izraelite të eliminojnë Hamasin dhe të rivendosin sigurinë.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus tha të dielën se sistemi shëndetësor në Gazë po shkatërrohej dhe përsëriti thirrjen për armëpushim./VOA

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika