Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike mohon lajmet për sulm kibernetik: Të pavërteta

Në një reagim drejtuar opinionit publik, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike i Shqipërisë (AKSK) ka bërë të ditur se informacionet e shpërndara ditët e fundit në rrjete sociale dhe media, lidhur me pretendime për sulme kibernetike ndaj institucioneve shtetërore, janë të pavërteta.

AKSK thekson se deri më tani nuk është konfirmuar asnjë incident kibernetik që të ketë cenuar funksionimin, sigurinë apo integritetin e sistemeve shtetërore.

Në njoftimin e saj, autoriteti u bën thirrje publikut dhe mediave që të mbështeten vetëm në burime zyrtare dhe të shmangin përhapjen e informacioneve të pakonfirmuara, të cilat mund të shkaktojnë paqartësi dhe panik të panevojshëm në opinion.

Sipas AKSK-së, hapësira kibernetike monitorohet në mënyrë të pandërprerë, në bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet publike dhe strukturat përgjegjëse, ndërsa janë në funksion të gjitha mekanizmat e nevojshëm për identifikimin dhe reagimin ndaj çdo incidenti të mundshëm kibernetik.

Autoriteti njofton se do të vazhdojë të informojë publikun në mënyrë transparente për çdo zhvillim të rëndësishëm që lidhet me sigurinë kibernetike në vend.

Ky reagim vjen pas disa publikimeve në rrjete sociale dhe media gjatë ditëve të fundit, ku pretendohej se një grup hakerash nga Rusia kishte sulmuar dhe bllokuar faqet online të një institucioni shtetëror.

AKSK rikujton se vendi ishte përballur më herët me sulme kibernetike serioze, të cilat sipas autoriteteve vinin nga Irani, në gusht të vitit 2022.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika