AUV-i asgjëson mbi 2000 kilogramë mish pule me salmonellë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se ka asgjësuar 2064 kilogramë mish pule të ardhur nga Polonia, me prodhues CEDROB S.A., “Ubojnia Drobiu Ujazdówek”, dhe të importuar nga kompania “KAJMAK SHPK”, Prizren, pasi është konstatuar se në të ka prani të bakterit Salmonella spp.

Sipas njoftimit të AUV-it, sasia u asgjësua në përputhje me procedurat ligjore në fuqi dhe standardet e sigurisë ushqimore, njofton Dukagjini.

“AUV vazhdon të monitorojë situatën me kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me bizneset që merren me importin e mishit, me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të rasteve të ngjashme, për të siguruar ushqim të sigurt dhe në përputhje me standardet evropiane”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e agjencisë.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika