AUV tërheq nga tregu disa produkte ushqimore për foshnje APTAMIL

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV), ka theksuar se ka marrë njoftime për praninë e toksinës Cereulide në disa produkte të qumështit formulë për foshnje të markës APTAMIL, të prodhuara në Gjermani, Holandë dhe Irlandë, përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF).

Në Gjermani njoftimi nr. 2026.0663, në Holandë njoftimi nr. 2026.1018 dhe Irlandë njoftimi nr. 2026.1017.

Për shkak të rrezikut të konsideruar serioz, AUV, në bashkëpunim me kompaninë importuese UNION sh.p.k., Vushtrri, ka nisur menjëherë tërheqjen e këtyre produkteve nga tregu.

Sipas njoftimit, bizneset duhet të ndalojnë menjëherë shitjen e produkteve të prekura.

Konsumatorët që posedojnë këto produkte nuk duhet t’i përdorin dhe duhet t’i kthejnë në pikat e shitjes.

AUV garanton monitorim të vazhdueshëm të tregut dhe masat e nevojshme për sigurimin e ushqimit dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve në Kosovë.

Screenshot

Të fundit nga rubrika