Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar ndaj qeverisë së Kosovës.
Sipas Hotit, veprimet e qeverisë po e shtynë Kosovën dhe qytetarët e saj në një situatë depresive dhe të pasigurt.
Ndër të tjerash, ai ka shkruar se ” Një qeverisje e mbarë dhe normale, e motivuar për punë e jo e shtyrë nga populizmat, komunikuese me partnerët socialë, do t’i kishte evituar problemet me të cilat po përballemi, ose së paku do t’i kishte zbutur pasojat për qytetarët”.

Ai me këtë skemë ka ndarë mendimet e tij lidhur me problemet, të cilat sipas Hotit, janë aktuale.