Avokati Berisha: Gjykata do ta humbë rastin ndaj Shaban Gogajt

Avokati Besnik Berisha, ka thënë se Gjykata e Pejës, po ia cenon të drejtën themelore të akuzuarit për vrasje Shaban Gogaj, që ta zgjedhë avokatin që ai e dëshiron. Sipas Berishës gjykata do ta humbë rastin ndaj Gogajt

Avokati Besnik Berisha

Ish-avokati i të akuzuarit për vrasje Shaban Gogaj, ka thënë se Gjykata e Pejës do ta humbë rastin ndaj të akuzuarit Gogaj.

Besnik Berisha, që më herët ishte avokat i Gogajt, e ka akuzuar trupin gjykues se po e cenon të drejtën elementare që ish-klienti i tij ta zgjedhë avokatin që e dëshiron.

I ftuar në emisionin “Five”, të Rtv Dukagjinit, Berisha ka thënë se ish-klienti i tij nuk ka hequr dorë nga ai.

Sipas Berishës, gjykatat shpeshherë me apo pa dashje e shkelin ligjin

“Gjykata do ta humbë rastin, sepse gjykata po e cenon një të drejtë kushtetuese të z. Gogaj, për të bërë zgjedhjen e avokatit sipas dëshirës së tij. Kjo është vetëm një pjesë, gjithmonë u jam referuar çështjeve që ata gabojnë shkelin ligjin me dashje, shpeshherë nga padijenia, kam thënë gjithmonë që drejtësia nuk përfundon në duar të një gjykate rajonale, instancat janë të shumta”, ka deklaruar Berisha.

Berisha ka deklaruar se trupi gjykues e ka marrë rolin e prokurorit, sipas tij ky veprim është jashtë kompetencave të gjykatës dhe se në asnjë mënyrë gjykata nuk do duhej ta bënte një gjë të tillë.

Ai ka vazhduar me akuza ndaj gjykatës, duke thënë edhe se ajo është në konflikt interesi.

“Gjykata e Pejës, ka instaluar një precedent të rrezikshëm për rihapjen e shqyrtimit gjyqësor që është i njohur për opinionin. Ajo çfarë kanë bërë në Pejë është nënshtrim ndaj një presioni, gjykata në vend të gjykojë është shndërruar në një organ që akuzon. Gjykata nuk guxon ta marrë rolin e prokurorit, kjo është bazike”, është shprehur avokati Berisha.

Sipas avokatit Besnik Berisha, organi i akuzës ka të drejtë ekskluzive të bëjë ndjekje penale, dhe se ky organ sipas Berishës kishte konstatuar se Shaban Gogaj, e kishte vrarë Agon Tetajn nga pakujdesia.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika