Avokati Berisha: Kosova mund ta gjykojë Millan Radojçiqin edhe në mungesë

Avokati, Eset Berisha ka thënë se me kodin e ri të Procedurës Penale lejohet edhe zhvillimi i procedurës penale në mungesë të personave të caktuar

Avokati Eset Berisha

Eset Berisha, avokat, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka thënë se Kosova mund ta gjykojë Millan Radojçiqin edhe në mungesë.

“Republika e Kosovës i ka të gjitha mundësitë për të zhvilluar hetim të mirëfilltë, në pajtim me ligjislacionin penal që ka në fuqi, ta zhvillojë procedurën penale. Tanimë me kodin e ri të Procedurës Penale lejohet edhe zhvillimi i procedurës penale në mungesë të personave të caktuar, pa asnjë pengesë, dhe mund të shkojë deri në aktgjykim të formës së prerë dhe prapë të kërkojë nga INTERPOL-i ekzekutimin e atij aktgjykimi”, ka thënë Berisha.

Berisha ka thënë se gjykimin në mungesë, Këshilli i Evropës, përmes konventës së tyre e parasheh si mundësi, por jo edhe si një praktikë të mirë.

“Këshilli i Evropës, në konventën e tyre e parasheh gjykimin në mungesë si mundësi, por jo si praktikë e mirë, e cila duhet të zhvillohet”, ka thënë tutje avokati.

Mes të tjerash, ai ka shtuar se shumë gjykime kanë “dështuar” si pasojë e mungesës së të akuzuarve, por me ndryshimet që ka pësuar legjislacioni penal i vendit, sipas tij, mund të bëhet gjykimi në mungesë. Madje, Berisha tregon se janë disa raste që Prokuroria Speciale veçse është duke zhvilluar procedura të tilla, sa i përket krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

Ndërsa, Kosova për të paraqitur aktakuzë ndaj Radojçiqit, sipas avokatit Berisha, duhet fillimisht t’i mbledhë të gjitha provat materiale dhe personale, të cilat Prokuroria duhet t’i mbledhë.

Sipas tij, pas mbledhje së provave, Prokuroria i ka kompentecat të ngrehë një aktakuzë të mbështetur mirë në prova materiale dhe personale.

“Përndryshe, ngritja e një aktakuze pa prova të mjaftueshme materiale ose personale, rezulton në një aktakuzë të dobët, e cila mund të mos e kalojë testin e vërtetueshmërisë”, ka shtuar tutje avokati, Eset Berisha.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika