Avokati Dixon: Kemi ngelur në duar të thashethemeve- asnjë provë kundër Veselit

Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon ka thënë se është për të ardhur keq për shkak se kjo çështje është ndërtuar prej thashethemeve.

Ai tha se nuk ka asnjë provë të drejtpërdrejtë që dëshmojnë veprimtarinë e Veselit nga ana e pikëpamjes kriminalistike.

“Ne, kemi ngelur në duart e thashethemeve dhe asnjë provë tjetër dhe nuk ka asnjë provë nga pikëpamja kriminalistike. Është për të ardhur keq”, tha ai.

Përpara kësaj, ai tha se ka pasur shumë dëshmitarë që kanë dëshmuar duke deklaruar se nuk kanë pasur kontakt me Veselin, se ai ka qenë jashtë Kosovës, etj.

Ndërsa, tha që paslufte kanë dalë disa persona që janë përpjekur ta njollosin emrin e tij.

“Pas lufte sikur u bë më i njohur nga pikëpamja politike dhe vetëm atëherë dolën disa persona që u përpoqën që të njollosin emrin e tij. Ndonëse nuk thanë asgjë gjatë luftës për atë, por më pas në mjedisin politik pas luftës dolën disa akuza krejt të pabaza”, tha Dixon.

Avokati tha se asnjëri prej këtyre personave nuk u ballafaqua nga Veseli në Hagë për shkak se nuk kishin dëshmuar.

Pra, sipas Dixon, deklaratat e tyre u pranuan përmes dëshmitarëve të tjerë dhe konsiderohen si prova dytësore.

“Por, ama asnjë prej tyre nuk ka ardhur që të japë dëshmi që ta kontestojmë”, tha ai./BetimipërDrejtësi

Mbrojtja: Kërkesa për 45 vjet burgim është dënim i përjetshëm, DhSK-ja dhe ZPS-ja ekzistojnë falë Thaçit

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika